Armina Mevlani: Stadiumi ka marrë ngjyrën blu

Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha është “solidarizuar” me kuvendin e PD-së, i cili po mbahet në stadiumin “Air Albania”. Blogerja ka publikuar një video në rrjetet sociale nga stadiumi, duke e shoqëruar me një emoji me dy duart lart.

“Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu”, shkruan Armina Mevlani në videon që shpërndan në Instagram, duke përkrahur kështu mbajtjen e Kuvendit, të thirrur nga ish-lideri historik, Sali Berisha, i cili është njëkohësisht edhe vjehrri i blogeres së njohur.

Ndërkohë Kuvendi i PD po vijon ende në “Air Albania”, ndërsa pak minuta më parë përfundoi dhe procesi i numërimit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Menjëherë sapo procesi u mbyll ka nisur dhe numërimi i votave.

Loading...