Arr.estohen 5 efektivë të operacionales në bu.rgun e Peqinit

A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, janë arrestuar 5 efektivët e rolit bazë në forcat operacionale, të cilët kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Mwsohet se5 efektivët me mosveprimet e tyre nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Si pasojë e mos kryerjes në mënyrë të saktë të detyrës, pasi kanë ushtruar kontroll ndaj të dënuarit Dritan V., nuk kanë arritur ti gjejnë sende të paligjshme. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë edhe i të dënuarit Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar 3 kontrolle.

Kujtojmë që më herët nga ana e Hetimit në SHKBB janë bërë edhe arrestime të tjera në saj të rritjes së kontrollit në sistemin penitenciar. Disa javë më parë nga ky sektor u godit fenomeni i mbajtjes së telefonave në qeli, në IEVP Rogozhinë, si dhe në IEVP Peqin u arrestuan 6 efektivë të tjerë policie.

Loading...