Në prangat e policisë s ë Vlorës kanë rënë dy persona për shkelje të vepra të ndryshme.
Përkatësisht shtetasit E. Q., 23 vjeç banues në Tiranë gjatë kontrollit policor i janë gjetur 15 doza kokainë dhe shtetasi R. M., 25 vjeç banues në Vlorë është arrestuar në flagranë pasi ka djegur shtëpinë duke shkatuar një dëm me vlerë prej 1.000.000 lekë, gjithashtu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë, Himarë
Në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave përgjegjës për kryerjen e paligjshmërive, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas:
Dhërmi, Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën Operacionale pranë DVP Vlorë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit E. Q., 23 vjeç, banues Tiranë, pasi nga kontrolli personal, këtij shtetasi iu gjetën 15 doza lëndë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.
Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, pasi ky shtetas dyshohet se ka djegur banesën e tij, duke shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.