Arr estohen trafikantët shqiptarë në Mykonos, çfarë zbuloi qeni antidr ogë në shtëpinë e tyre

Dy shqiptarë 30-vjeçarë u arrestuan pasditen e sotme, nga roja bregdetare e ishullit të Mykonos, pasi akuzohen për trafikun e drogës.

Pas informacioneve për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos, u kryen kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos. Me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.
Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 euro , ndërsa në një kontroll të mëtejshëm, u zbuluan se të dy kanë hyrë ilegalisht në Greqi.

Loading...