Namik Hysa, 18 vjeç, ishte duke ecur në një makinë në rrugën e vjetër në Maidstone, kur patrullat policore e kanë ndaluar atë më datë 1 korrik. Hysa u përpoq që të ikë, përpara se të gjendej nën zotërimin e 20 qeseve me pluhur të bardhë dhe para në vlerë gati 200 paund, shkruajnë mediat britanike.
Edhe pasi u mor në paraburgim, i riu shqiptar ka këmbëngulur se është rumun dhe se është pikërisht personi që ka treguar në fotografinë e mjetit identifikues. Policia e kuptoi se ai është shqiptar, ndërsa i çoi një përkthyes në qeli.
Ai po gjykohet për posedimin e kokainës, drejtimin e mjetit pa siguracion dhe një dokument të rremë identifikimi. Për rastin, autoritetet vendore lokale thanë se arrestimi i Hysajt është një rast shembull për të treguar se kushdo që tregton e shet kokainë në Britani duhet të marrë dënimin e merituar.