Arr estohet 25- vjeçari për vajzën që u gjet dje e pajetë: Dolëm me skaf në det, vajza rrëshqiti dhe s’mbaj mend…

Po licia ka arrestuar një 25- vjeçar për vajzën që u gjet dje e pajetë në plazhin e Velipojës.

Mësohet se Indrit Bajraktari nga Postriba kishte dalë së bashku me vajzën në det me skaf.

Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza e cila u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur ”Vilun”.

Por sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshkitur nga skafi dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.

Njoftimi i policisë

Velipojë, Shkodër

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Loading...