Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të godiste me thikë një 74-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje në Gjirokastër. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua shtetasi me inicialet F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër (me probleme të shëndetit mendor).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasë me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar.
Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55- vjeçarit F. Th. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika). Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.