Policia ka arrestuar një 57-vjeçar nga Cërriku, i cili për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me sende të forta nipin e tij 34-vjeçar.
Fatmirësisht nipi i të arrestuarit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ja njoftimi i policisë:
Godet me sende të forta nipin e tij, arrestohen nga Policia 57 vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje”.