Arr.estohet cifti 71-vjeçar,tr.afikuan 1.2 milion euro ko.kainë (foto)

Një çift britanikësh u shpallën fajtorë për trafikimin e 1.2 milionë eurove kokainë nëpër Europë.

Tre gjykatës nga Lisbona e Portugalisë dënuan me burg ish-kuzhinierin Roxher Klark, 72-vjeç dhe gruan e tij 71-vjeçare, Sue për veprën penale të trafikut të drogës.

Të dy të moshuarit përdornin valixhe për të transportuar lëndën narkotike të llojit kokainë.

Ata do të vuajnë dënimin në Portugali dhe nuk do të ekstradohen në Angli, edhe pse prokuroria e kishte kërkuar një gjë të tillë.

Të moshuarit u arrestuan nga Policia portugeze në dhjetor të 2018.

Loading...