Policia tha se ai është arrestuar bashkë me të vëllain Roberto de Assisjanë kapur me pasaporta false paraguajane në një hotel në Paraguaj.
Ish- kampioni i botës nuk ka një pasaportë braziliane për shkak të një dënimi në vitin 2018. Ai u dënua me gjobë 8.5 mmilion dollarë si dhe iu ndalua dalja nga Brazili.
Në fakt Ronaldinho ishte ftuar nga pronari i një kazinoje Nelson Belotti në Paraguaj ku do të organizoheshin evenimente dhe takime me fansat.
Ish- futbollisti i PSG, Barcelonës, Milanit dhe Brazilit bashkë me vëllain e tij Roberto de Assisu dënuan për pasi kishin ndërtuar një vaskë peshkimi në liqenin Guaiba pa licencë në një zonë të mbrojtur.
Ai gjatë karrierës së tij ka fituar të gjitha trofetë e mundshme Kupë Bote, Champions League, kampionate apo edhe topin e artë. Ronaldo de Assis Moreira ise u njohur botërisht nga sportdashësit si Ronaldinho Gaúcho konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.