Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.
Prokuroria franceze citohet nga mediat te kete thene se shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.
Policia franceze tha se ka arrestuar të premten një tjetër shqiptar 28-vjeçar si i dyshuar për krimin.
Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.
Prokurori francez Fabienne Atzori tha se pas krimit 28-vjeçari ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë.
Loading...