Arr.estohet në Dubai porositësi i vr.asjes së bosit shqiptar në Londër

Një nga drejtuesit më famëkeq ndërkombëtar të krimit, Amir Mekky është arrestuar në Dubai pas një operacioni të mirëorganizuar.

Ai dyshohet se është kreu i bandës që ka porositur vrasjen e Flamur Alex Beqirit në 24 dhjetor të 2019, para shtëpisë së tij në Londër.

Bosi danez i krimit Amir Mekky kërkohej nga Interpol dhe “Dubai State Security” për vrasje me paramendim, trafik droge dhe pastrim parash.

Mediat e huaja shkruajnë se ai u arrestua javën e kaluar më 4 qershor, pas një operacioni të fshehtë në Dubai, shkruan Shqip.

Mekky, i cili raportohet se ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2018, është cilësuar si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të bandave ndërkombëtare.

Ai i ka shpëtuar Interpolit dhe organizatave të tjera për vite me radhë, por u kap të enjten e kaluar./tch

Loading...