Arr.estohet në Korfuz ‘Dragoi i Kavos’ pas tri orë kërkime, nxirret me barelë nga përroi (foto)

Dimitris Aspiotis, i njohur ndryshe si ”Dragoi i Kavos” është arrestuar gjatë ditës së sotme në Korfuz.

I njohur për përdhunimet e disa turisteve britanike si dhe një shqiptareje ai u arrestua dhe u shpëtua nga Policia pasi kishte rënë në një grykëderdhje në thellësi 200 metra.

Aspitios kishte marrë dëmtime të shumta dhe u kap në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi teksa Policia po zhvillonte një operacion për kapjen e tij.

Për përdhunimet që ka kryer ai ndaj 6 britanikeve në 2010 dhe të shqiptares në 2012 ai është dënuar me 52 vite burg.

Loading...