Policia italiane njoftoi se ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në Perugia.
Ai ishte personazh i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë në fushën e drogës.
Shqiptari u kontrollua teksa ishte në një shesh të qytetit me një italian.
Të dy u treguan nervozë, çka bëri që policia të vazhdonte kontrollin edhe më tej.
Nga kontrolli në banesë u zbulua drogë e llojit ekstazi. Shqiptari kishte gjetur një mënyrë të veçantë për ta fshehur.
Ai e fuste në cigare.
Pas hetimit u arrit në përfundimin se sasia e drogës nuk është për përdorim personal, por për shpërndarje.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin.
Loading...