Arr.estohet shqiptari për llogari të drejtësisë italiane (emri)

Një 52-vjeçar i identifikuar si Bilbil Elezaj është arrestuar në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane e cila i ka dhënë dënimin 5 vjet burg për akuzën ‘Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie’.

Elezaj ishte shpallur në kërkim Interpoli dhe sipas burimeve policore kapja e tij u bë pas një pune të mirëorganizuar, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Loading...