Arrestohet në Kosovë Eldi Dergjini, vëllai i deputetes së LSi, Ambra Borova.
Mësohet se arrestimi është kryer nga policia e Kosovës në Gracanisë, pas një konflikti ku po levizte me maline me emrin e rreme Ferdi Berisha.
Aksidenti në shtator 2019
Eldi Dergjini, 34-vjeçari i aksidentuar në zonën e Laprakës pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërkohë që është edhe vëllai i një deputeteje të hyrë së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë.
Dërgjini është vëllai i deputetes nga listat e LSI Ambra Borova, e cila ka hyrë në Kuvend pas djegies së mandateve nga deputetët e LSI që morën mandatin në 2017.
Eldi Borova ndërroi mbiemrin në Dergjini pas problemeve me drejtësinë si në Itali ku rezulton i arrestuar për narkotikë ashtu dhe në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
34-vjeçari që lëvizte më një automjet “Benz G-Class” të blinduar dhe me targa ruse tha në dëshminë e tij se “ka qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale kur e ka goditur nga pas një mjet tjetër”.
“Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”, ka rrëfyer Dergjini.
Policia e Tiranës po heton intensivisht ngjarjen, ndërsa mësohet se makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.
Pas aksidentit 34-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, çka bëri që policia të dyshonte se drejtuesi mund të kishte probleme me drejtësinë apo mjeti ishte i vjedhur.