Arr estohet vlonjatja dhe dy sarandiotët, nën akuzë për veprimtari kr iminale në fushën e na rkotikëve

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Në pranga ka rënë shtetësja E. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.
Ndërkohë, në Sarandë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...