Vrau kunatën në sy të vajzës, arrestohet Erdet Çapoku
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natë së kaluar kur ai i ka shkuar në shpi kunatës dhe e ka masakruar me shkop druri dhe me thikë.
34 vjeçari është kapur nga policia pak momente më parë në zonën e Laprakës, ku po lëvizte me biçikletë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.