Serbi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, definuar si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cënim të sigurisë”.
Personi i cili e kishte kërcënuar atë në rrjete sociale, i kishte thënë se “është dëshirë jetësore që ta vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”.
Sakaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kishte marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit N1 në Kosovë, dhe ka reaguar për këtë. Aktin e kanë dënuar edhe televizioni N1 dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë.
Ndërkohë, për rastin ka reaguar po ashtu kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila kishte thënë se “kërcënimet ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe meritojnë të dënohen. Është e vështirë të mendohet se dikush në shekullin e 21, mund ta kërcënojë dikë në këtë mënyrë”.