Në vitin 1944, spiuni norvegjez për llogari të Aleatëve, Sven Some, kreu një nga arratisjet më të guximshme nga nazistët në historinë e Luftës së Dytë Botërore.
Some ishte një punonjës i ndërmarrjes së peshkimit, që iu bashkua lëvizjes norvegjeze të rezistencës që në fillim të pushtimit nazist të vendit të tij në vitin 1941.
Ai u kap në vitin 1944 nga forcat gjermane, teksa po fotografonte një baze nëndetësesh gjermane.
Ai në fillim i mashtroi ushtarët duke thënë se po vëzhgonte zogjtë, por para se largohej gjermanët ia gjetën aparatin e tij dhe e dënuan me vdekje.
Por pak orë më vonë ai u arratis duke ecur madje para rojeve, të cilët supozuan se ishte një qytetar që kishte dalë për shëtitje.
Ai u ndoq nga 900 ushtarë për mbi 320 km. Për të fshehur gjurmët u fut nëpër pyje, dhe eci nëpër terrenin e ashpër malor norvegjez, duke u rrezikuar nga arinjtë dhe ujqërit, derisa arriti në Suedi.
Nga andej shkoi në Angli, dhe si shpërblim iu rezervua një takim privat me Mbretin e Norvegjisë.