Policia e Tiranës ka vënë në p.ranga 9 persona, nën akuzën e vj.edhjes duke shpërdoruar detyrën.
Këta persona dyshohet se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.
V., 30 vjeç, banues në Fier
K., 33 vjeç, banues në Tiranë
A., 27 vjeç, banues në Tiranë
B., 35 vjeç, banues në Tiranë
D., 34 vjeç, banues në Tiranë
S., 22 vjeç, banues në Tiranë
G., 38 vjeç, banues në Tiranë
O., 25 vjeç, banues në Tiranë
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vj.edhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.