Arre.stohet pasi bleu bileten e aeroplanit vetem per ta percjelle gruan

Një burrë është arrestuar në aeroportin e Singaporit pasi e kishte blerë biletën e aeroplanit vetëm për ta shoqëruar gruan në daljen e fundit para se të hipte në aeroplan.

Blerja e biletës së aeroplanit pa qëllim për të udhëtuar dhe vetëm për të hyrë në sektorin e rreshtimit të udhëtarëve për fluturim është vepër e ndaluar në Singapor. Policia e Singaporit e publikoi në Facebook një njoftim, në të cilin thuhej: “Hyrja në zonën e transitit pa qëllim për të udhëtuar është vepër që shkakton arrestimin tuaj, edhe nëse keni biletë aeroplani”.

Në këtë shkrim ishte bashkëngjitur edhe njoftimi për arrestimin e burrit 27 vjeç, i cili e kishte keqpërdorur biletën e aeroplanit në zonën e transitit në aeroportin “Changi”. Kur policia e kuptoi se burri nuk kishte për qëllim të udhëtonte me aeroplan dhe nuk i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme për fluturim, të gjithë udhëtarët u detyruan t’i nënshtrohen përsëri kontrollit të sigurisë.

Ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të biletës nga udhëtarët në aeroportet e Singaporit. Vetëm nga janari i këtij viti, policia i ka arrestuar 33 persona për keqpërdorim të biletës së aeroplanit. Në njoftimin e policisë thuhet se personat që e shkelin këtë rregull mund të dënohen me më së shumti dy vjet burgim dhe gjobë deri në 20 mijë dollarë, shkruan “Independent”.

Loading...