Gjithashtu ata akuzohen edhe për grabitjen e dyqani në pronësi të K.Ç në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe rezultojnë të dënuar disa herë për akuzën e vjedhjes.
Njoftimi nga policia:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H dhe E.V.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç. Policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
(BalkanWeb)