Arrestimi i biznesmenit të fuqishëm nga Tirana, vjen reagimi nga Spanja

Biznesmeni i njohur nga Tirana, Nikolin Janina 56 vjeç, u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga autoritetet spanjolle.
Sëfundmi Grupi Porcelanosa në Spanjë, me qendër në Vila-real (Castellón), është shkëputur nga biznesmeni.

Sakaq nënkryetari i grupit Porcelanosa-s, Silvestre Segarra,ka deklaruar se Janina “asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania” dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të.

Më tej ka shtuar se i arrestuari ka blerë dhe shitur materiale Porcelanosa në të kaluarën, por ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie biznesi me grupin për të paktën pesë vitet e fundit.

“Djali i Janinës, një banor i qytetit Castellón të Almassora, blen pllaka nga marka të ndryshme në sektorin e vendosur në provincë, megjithëse ai nuk mban asnjë pozicion në firmën Vila-real apo në të tjera”, shtoi më tej Segarra.

“Në vitin 2016, policia spanjolle sekuestroi një sasi prej 54 kilogramësh heroinë, me vlerë 2.5 milionë euro dhe sipas mediave vendase shqiptare, Janina përdori kompaninë e saj si mbulesë për trafikun e paligjshëm të drogës”, shkruajnë mediat e huaja.

Në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi dje sekuestrimin e pasurisë me vlerë 4 milionë euro të biznesmenit Nikolin Janina. Hetimi ndaj shtetasit Janina ka nisur nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila në përfundim të hetimit i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin e sekuestros.

Kjo pasuri është sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe i ka kaluar në administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave deri në përfundim të hetimit gjyqësor.

Biznesmeni Janina duhet të sqarojë përpara gjykatës mënyrën e blerjes dhe krijimit të pronave, pasi dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sipas Policisë së Shtetit, pasuritë e sekuestruara janë: Katër apartamente të ndodhura në kryeqytet me një sipërfaqe 450 m2, dy garazhe të ndodhura në Tiranë me një sipërfaqe 40 m2, një apartament i ndodhur në Vlorë me një sipërfaqe 65 m2, tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë, me një sipërfaqe totale 31.000m2. S

ipas Seksionit për Hetimin e Pasurive dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, pasuritë e sekuestruara arrijnë në total vlerën 4 milionë euro. Ndërkohë, burime nga prokuroria bëjnë me dije se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Janinën si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

BIZNESMENI
Policia e Shtetit i ka sekuestruar këtë të shtunë shtetasit Nikolin Janina 4 milionë euro pasuri. Ai është i njohur në biznesin e hidrosanitareve, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, kanë qenë autoritetet spanjolle, ato që kanë dërguar dosjen për biznesmenin si të përfshirë në trafik droge. Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme, në muajin korrik, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës.

Sakaq, vetëm ditën e djeshme është bërë bllokimi i pasurisë. Mësohet se në momentin e sekuestrimit ka qenë prezent dhe vetë Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik droge, por mungesa e një marrëveshjeje mban peng ekstradimin e tij.

Gjithashtu, pengesë për mosarrestimin e tij është dhe fakti se autoritet spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferimin e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimin e pasurisë.

Loading...