Arrestimi i Gjicit, Artan Hoxha plas ironinë ‘therëse’ me foton e fundit: Qentë e Kukësit në…

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me anë të një reagimi në rrjetet sociale arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici pas vendimit nga SPAK.

Me anë të fotos bashkëngjitur reagimit, gazetari shprehet se “Qente e Kukesit në doganen e Morinit??!!”, teksa sjell në vëmendje edhe projektin që i propozonte Alma K., Gjicit për qentë e rrugës.

Kujtojmë se Hoxha pak ditë më parë publikoi në “Xhungël” videon e dytë teksa shihej Gjici duke biseduar me gruan që u pa në videoskandalin për tenderin e sterilizimit të katërputroshëve të rrugës.
Postimi i plotë:

Mire njerezit, por tani po na ikin dhe qente!!!

Tema dhe dilema??!!!

Qente e Kuksit, ne doganen e Morinit, në pritje per te kaluar kufirin në drejtim te Kosoves, pasi kane degjuar vendimin e Bashkise, per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges…

Loading...