Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama ‘i jep duart’: Nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga PS

Pak pas arrestimit kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tusha me urdhër të SPAK, reagon edhe kryeministri Edi Rama.

Rama shprehet se Tushe nuk do të ketë asnjë mbështetje nga Partia Socialiste.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Loading...