Policia e Shtetit ka arrestuar 12 orët e fundit 2 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Dibër, Bulqizë dhe Mat.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit nr. 3 Tiranë, u bë e mundur që të kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim G.A, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke kryer aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës dhe më pas i sillnin në qytetin e Burrelit”, theksohet në njoftim.
Po ashtu, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, u arrit të kapet dhe ndalohet shtetasi G. Ahmetsulaj, i cili iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për hetime të mëtejshme.
“Në vijim të hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë se Komisariatit Mat, dy automjete tip ‘Benz Autoveturë’, të dyshuara të vjedhura në Tiranë.
Sipas policisë. specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i një punë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim J. B, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike“ , e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”, bën të ditur policia.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme./atsh