Arrestohen 2 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë: B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar 35-vjeçarin B. S.

dhe punonjës 22-vjeçarin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Loading...