Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj për falsifikim të parave. Policia njoftoi se më 7 dhjetor, dy të huaj kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e dy zyrave të këmbimit valutor në Prishtinë, “duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan”.
“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Dy të arrestuarve në paraburgim tashmë u janë konfiskuar 4910 euro, 2484 dollarë amerikanë dhe 440 lira turke