– Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e tre personave, të prezantuar si drejtuesit e versionit në gjuhën spanjolle të një prej web-eve neonaziste më me ndikim në botë, nën drejtimin e një shtetasi spanjoll me banim në Zvicër.
Të moshave nga 21 deri në 23 vjeç, tre burrat u arrestuan në Barcelonë, Tarragone dhe Saragosse (veri-lindje), ata ishin administratorët e seksionit në gjuhën spanjolle të web-it, i cili shërbente si burim propagandues me mesazhe të urretjes anti-semite, homofobe dhe raciste, sqaroi policia në një komunikatë.
Ata furnizonin me informacion versionin në gjuhën spanjolle të një gazete online të publikuar nga SHBA-ja në gjuhën angleze që propagandonin ideologjinë neonaziste dhe adhurimin ndaj Adolf Hitler./ATSH