Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset L. C., 33 vjeçe dhe E. I., 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Loading...