Arrestohen dy komandantë të policisë së Shqipërisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur intervistimet e zyrtarëve policor dhe doganierëve të arrestuar sot në operacionin e koduar “Pika” që është zhvilluar në Rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
Policët dhe dy doganierët e arrestuar, kanë qenë të angazhuar me punë në policinë kufitare dhe se puna e tyre po hetohej nga Inspektorati Policor i Kosovës që një vit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në dy vepra penale, marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim te detyrës apo autoritetit zyrtar.

Komandanti i policisë kufitare në pikën Qafë Morinë, Ramiz Ahmeti dhe ai i pikës kufitare në Qafë Prush, Xhavit Lokaj, janë arrestuar sot gjatë operacionit “Pika”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se Ahmeti dhe Lokaj janë në mesin e 48 të arrestuarve të aksionit të sotëm.

“Dogana e Kosovës ka mbështetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. Dogana e Kosovës më tej ka theksuar se ajo zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.”, thuhet në njoftim.

Loading...