Arrestohen dy persona në Gjirokastër, po transportonin klandestinë

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve që vijnë nga vendet e treta.

U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bien në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një automjet dhe tre aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...