A*rrestohen dy shqiptarë në Angli, lëviznin me valixhe me mijëra paund dhe t*rafikonin d*rogë (emrat)

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, pasi u kapën me një valixhe që përmbante një çerek milion paund. Sebastjen Cepele, 30 vjeç dhe Aleksander Rapaj, 39, të dy aktualisht pa vendbanim të caktuar, u paraqitën në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit dje (4 nëntor 2021) për të marrë dënimin. Dyshja u deklaruan fajtorë për akuzat për posedim me qëllim të furnizimit me drogë të klasës B dhe pastrim parash.

Më 13 shkurt të këtij viti policia u vu në ndjekje të një grupi burrash që vepronin në mënyrë të dyshimtë në parkun Moss Side. Oficerët e policisë shkuan në vendngjarje, por burrat ishin larguar dhe kështu filloi një kontroll i banesave. Oficerët gjetën dy nga burrat në një korridor të banesës dhe pasi i ndoqën në këmbë, Cepele u ndalua dhe iu gjet një valixhe plot me para cash që besohet se vlente rreth 250,000 £.

Rapaj gjithashtu u gjet dhe u arrestua më vonë atë mbrëmje në Playfair Street, Moss Side, dhe u ushtrua një kontroll në adresën e tij në apartamentet e Gallery. Policia i gjeti një sasi të madhe kanabisi, para, bizhuteri dhe pajisje të lidhura me përgatitjen e drogës. Gjatë hetimeve u zbulua gjithashtu se Cepele dhe Rapaj jetonin të dy ilegalisht në Britaninë e Madhe. Cepele u dënua me gjithsej 30 muaj ndërsa Rapaj me 20 muaj burg. Ata do të deportohen në Shqipëri me përfundimin e dënimit.

JOQ Albania

Loading...