Arrestohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Athinës (Foto)

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me policinë e Athinës kanë arrestuar dy shqiptaret e arratisur nga burgu Koridhalo në fillim të këtij muaji.

Në pranga kanë përfunduar Leonard Pepa dhe Elvis Pepa. Shqiptarët ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati dhe kanë qenë të armatosur, por nuk kanë hapur zjarr ndaj policie greke.

Kush janë dy shqiptarët që u arratisën nga burgu dhe për çfarë akuzohen:

Leonard Pepa nga Elbasani dyshohet se ka kryer 13 vjedhje dhe 3 grabitje, ndërsa po në qytetin e tij rezulton i dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Gjithashtu Leonard Pepa shtatë vite më parë është arrestuar në Igumenicë me një sasi të madhe droge prej 244 kg kanabis. Ai ka përfunduar në burg në shtetin fqinj me 30 tetor 2017.

Ndërsa i arratisuri tjetër, Elvis Pepa, 31 vjec, nga Elbasani me banim ne Kavos të Korfuzit është arrestuar me 7 korrik të 2018. Dy shqiptarët e arratisur nga burgu gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

(BalkanWeb)

Loading...