Arrestohen dy të mitur pasi therën me thikë mbrëmë një 17-vejçar

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj dy persona të dyshuar, pasi mbrëmë kanë therur me thikë një bashkëmoshatar të tyre.
Mbrëmë rreth orës 20:00, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, është therur me thikë një 17-vjeçar me inicialet A.K.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, pas kësaj ngjarje janë arrestuar dy persona si të dyshuar për veprën “vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, dy të arrestuarit janë të moshës 17-vjeçare.

I dyshuari A. L , 17-vjeçar, pas arrestimit nga ana e Policisë është liruar në procedurë të rregullt, raporton lajmi.net.

Ndërkaq i dyshuari tjetër 17-vjeçari me inicialet Sh.M, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”. /Lajmi.net/

Loading...