Arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...