Bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.
Po ashtu është ndaluar edhe shtetasi me iniciale E.K, 24 vjeç, banues në Berat. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masçn e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal. (foto ilustruese)
(BalkanWeb)
Loading...