Policia e Raguzës ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët janë kapur me 50 kg hashash dhe 1 kilogram kokainë.
Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro, ndërsa thekson se një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime ë tjera.
Në pranga janë vënë shtetasit Pandeli Prifti 39 vjeç, Luzim Ndreu 42 vjeç dhe Kujtim Rapushi 36 vjeç.
Njëri prej tyre lëvizte me kartë identiteti falso, me shtetësi greke.
Loading...