Tre persona ka rënë në pr angat e po licisë së Sarandës pasi i morën një shumë parash noterit Thoma Kaçi në banesën e tij. Ata janë identifikuar si:
-Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
-Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;
-Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.
Më 20 tetor, nën kërcënimin e armës dhe dhunës kishin hyrë në banesën e Kacit në lagjen nr.1 në Sarandë dhe i kishin marrë paratë. Në kuadësr të operacionit policor të koduar “Butrinti”, u vunë në pranga autorët dhe u sekustruan 2 automjete, 4 aparat celularë dhe armën e zjarrit automatic me të cilën kërcënuan noterin.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. /noa.al