Një 13-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkak se akuzohet për disa vjedhje të ndryshme. Policia njofton se bëhet fjalë për E. K, 13 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme (vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm).
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm.
/joq
Loading...