A*rrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, k*ërcënonte me mesazhe qytetarët: “Më jep 3,500 € ose të v*rava”

Karabinierët e Cantù në Itali kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar me iniciale S.R. i cili kërcënonte qytetarët dhe u dërgonte meszashe ku u kërkonte 3500 euro, ose përndryshe do t’i vriste. I riu u arrestua në flagrancë teksa shkëmbente paratë me “viktimën”. Nga hetimet rezultoi se shqiptari ishte dëbuar njëherë nga Italia dhe ishte kthyer sërish në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk kishte një banesë fikse.

I arrestuari, pas kryerjes së të gjitha formaliteteve, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, u ndalua brenda dhomave të sigurisë në pritje të dhënies së vendimit nga ana e gjykatës.

/JOQ

Loading...