Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, kapet me 57 kilogramë marijuanë

Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 57 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro –grek.

Forcat policore të shtetit fqinj njoftuan se kanë prangosur të riun shqiptar, në momentin që ky i fundit po ruante një sasi droge në një zonë me shkurre në kufirin e gjelbër.

Policia arrestoi shqiptarin dhe sekuestroi 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë. 27-vjecarit iu sekuestrua dhe 1 celular.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Loading...