Arrestohet 31 vjeçari në Vlorë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane

Një 31 vjeçar me iniciale A.Gj ka rënë në prangat e policisë në Vlorë. I riu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ishte pjesë e një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane.

Kapet në Vlorë dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim, si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Loading...