Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me burg për mosdhënie të mjeteve për jetesë

Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim. Blutë njoftojnë se shtetasi E.Ç ishte dënuar me një muaj burg, nën akuzën e “Mosdhënies së mjeteve për jetesë”.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin në kërkim E.Ç., 33 vjeç, banues në Durrës pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”, njofton policia.

Loading...