Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Loading...