Nga raportet e para thuhet se ky shtetas fillimisht ka ndezur zjarr në tokën e tij, por flakët të ndihmuara edhe nga era janë shpërhapur me shpejtësi duke djegur sasi të madhe toke të mbjell me pyje dhe ullinjsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.G, 56 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, njofton policia.
(BalkanWeb)