Një shtetas algjerian ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me thikë një 39-vjeçar dhe i ka grabitur portofolin.
Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në Tiranë, pas Muzeut Kombëtar.
Mësohet se 21-vjeçari nga Algjeria është emigrant ilegal. Pas përleshjes me 39-vjeçarin F, Sh., 21-vjeçari nga Algjeria ka arritur ti marrë portofolin dhe të largohet në këmbë.
Ndërsa i dëmtuari ka njoftuar policinë. Oficeret e komisariatit nr. 3 u vunë në ndjekje të 21 vjeçarit dhe kanë arritur ta prangosin.
Nga kontrolli fizik i tij është gjetur thika me të cilën ka plagosur 39 vjeçarin dje një sasi droge cannabis sattiva .
(BalkanWeb)
Loading...