Ky është Mihal Thimjo, i shpallur në kërkim nga policia që prej pasdites së djeshme, pasi dyshohet të ketë vrarë shtetasin Gëzim Saraçi, shoferi i një kamionçine që u gjet i pajetë brenda mjetit të tij nga policia.
Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore.
Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.
Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë 57-vjeçare.
Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë, citon bw.