Arrestohet autori që vendosi tritolin biznesmenit në Tiranë

Policia ka arrestuar 58-vjeçarin Arben Bardhi, autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në një banesë mbrëmjen e së enjtes.

Mësohet se Bardhi është arrestuar në Lezhë dhe po transferohet drejt Tiranës.

58-vjeçari dyshohet se është personi që vendosi eksplozivin në derën e një banese në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.

Nga shpërthimi mbrëmë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie. I arrestuari do të merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.

Loading...